Vasili: Raporti i DASH vulos kapjen e Ramës nga korrupsioni, trafiqet dhe paraja e pisët!

Vasili: Raporti i DASH vulos kapjen e Ramës nga korrupsioni, trafiqet dhe paraja e pisët!

13:29, 27/07/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Raporti i Departamenti Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve është një skaner asgjesues i një situate ekonomike të rrëmbyer nga krimi dhe korrupsioni.

Raporti vulos faktin se shteti ligjor nuk ekziston për qeverinë e Edi Ramës, por antiligji dhe gangsterizmi shtetëror po shkatërron bisnesin e ndershëm duke i hapur rrugën lumit të parave të pista dhe kolapsit të ekonomisë shqiptare.

Raporti evidenton qartë se investitorët në Shqipëri shantazhohen nga zyrtarët publikë, krimi, por edhe media.

Konstatimet e Raportit bëjnë pluhur e hi propagandën e pështirë të Edi Ramës dhe ministrave kukulla te tij.

Raporti shprehet në mënyrë asgjesuese se:

Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,”

Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave.

Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg,”

Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale,”

Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

QEVERISJA ME LIGJ KA MARRË FUND ME EDI RAMEN DHE LIGJIN PO E BEN KORRUPSIONI, PARAJA E PISET, TRAFIKANTET DHE KRIMINELET.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco