'Në Kukës u provua shitblerja e votave nën kërcënimin e armëve nga PS, por as policia, as SPAK nuk reaguan'

'Në Kukës u provua shitblerja e votave nën kërcënimin e armëve nga PS, por as policia, as SPAK nuk reaguan'

11:30, 27/07/2023
A+ Aa A-

Z. Isuf Çela, drejtuesi politik i PD në qarkun e Kukësit, prezantoi sot publikisht shkeljet, abuzimet e rënda zgjedhore që bëri qeveria, Partia Socialiste, për të fituar me çdo kusht bashkitë e këtij qarku më 14 maj 2023. Ai veçoi faktin se në këtë qark u provua ndër të tjera edhe shitblerja e votave nën kërcënimin e armëve nga të afërmit dhe familjarët e kandidatëve të PS-së, por deri më sot asnjë institucion si Policia dhe SPAK nuk ka reaguar.

“Denoncojmë farsën elektorale të ushtruar nga regjimi i Rilindjes në zgjedhjet e 14 majit në tri bashkitë e qarkut të Kukësit, në atë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, - tha Çela. - Faktet treguan se zgjedhjet e 14 majit në tri bashkitë e qarkut Kukës nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Është faktuar shantazhi, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida shtetërore e të gjitha institucioneve të këtij shteti.

Sistemi i patronazhimit funksionoi në çdo hallkë, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

KQZ nuk ka reaguar, por vetëm heshti.

Është provuar nga aktivistë të PD dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” veprimtaria e shitblerjes së votave edhe nën kërcënimin e armëve nga të afërmit dhe familjarët e kandidatëve të Partisë Socialiste. Është bërë raportim në polici dhe kallëzim në SPAK. As njeri, as tjetri institucion nuk ka reaguar. Kallëzimet ende presin në sirtarët e tyre.

E gjithë administrata u vu në funksionim të blerjes së votave.

Të gjitha sa thamë më lart do të listohen në secilën bashki.

Regjimi i Rilindjes e bleu varfërinë e qytetarëve të qarkut të Kukësit si qarku më i varfër në vend, gjendje në të cilën e ka katandisur këtë qark në korrupsion, varfëri dhe shpopullim “

Rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit, e cila i fitua për së dyti herë nga kryebashkiaku i PS, Safet Gjici, i cili vetëm një muaj më pas, u shkarkua si protagonisti i një skandali seksual në zyrën e tij.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco