Ministri i Jashtëm grek për Belerin: Shqipëria të respektojë shtetin e së drejtës

Ministri i Jashtëm grek për Belerin: Shqipëria të respektojë shtetin e së drejtës

11:11, 27/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm grek ka reaguar sërish lidhur me refuzimin e kërkesës për masë më të butë sigurie nga Gjykata e Lartë për Fredi Belerin.

Sipas ministrit të Jashtëm grek ky vendim është negativ dhe ka paralajmëruar Shqipërinë të respektojë shtetin e së drejtës nëse do të jetë pjesë e familjes europiane. Gjithashtu ministri i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut.

Diplomati shton në njoftimin për mediat se Ministria e Jashtme do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimin e çështjes dhe do ta ngrejë këtë çështje në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

Fillimisht ai u hetua nga prokuroria e Vlorës, më pas çështja i kaloi SPAK për krime zgjedhore.

Edhe pse i mandatuar nga KQZ, ai nuk ka mundur do të kryej betimin në Këshillin Bashkiak, duke bërë që të mos marrë drejtimin si kryebashkiaku i ri i Himarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco