‘DASH nxin Ramën’/ Paloka: Yuri nuk është më, McGonigal është në burg...

‘DASH nxin Ramën’/ Paloka: Yuri nuk është më, McGonigal është në burg...

10:49, 27/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i dha dy goditje të forta Edi Ramës brenda pak orësh.

Fillimisht, DASH ka vendosur ta kalojë vendin tonë në nivelin e dytë të paralajmërimit për të gjithë qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë për shkak të krimit dhe drogës.

Më pas u publikua raporti i Klimës së Investimeve, ku DASH thekson se në Shqipëri ka korrupsion sistematik, pastrim parash, shantazh biznesit nga administrata, media dhe grupet kriminale.

DASH vazhdon të nxijë në raportet e tij Shqipërinë e Edvinit! Yuri nuk është më. Mc Gonigal është pas hekurave. Deri sa Aleksi të gjej “avokatin” e radhës, jemi ketu!’, shkruan Paloka në Facebook.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco