Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

'Shuplaka' e DASH për Ramën/ Krimi dhe droga rrezikojnë qytetarët

'Shuplaka' e DASH për Ramën/ Krimi dhe droga rrezikojnë qytetarët

09:18, 27/07/2023
A+ Aa A-

Krimi në Shqipëri alarmon Uashingtonin!

Departamenti i Shtetit ka vendosur ta kalojë vendin tonë në nivelin e dytë të paralajmërimit për të gjithë qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Shqipëria kalon nga niveli i parë në nivelin e dytë të paralajmërimit për shkak të krimit dhe drogës.

Vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kroacia janë në nivelin e parë, ku rekomandohet udhëtimi. Kurse në nivelin e dytë, rekomandohet të bëhet kujdes me udhëtimet. Niveli i tretë është rekomandim për të mos udhëtuar.

“Tregoni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit.

Përmbledhje e vendit: Aftësia e forcave të zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta.

Ka pasur dhunë të shënjestruar të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin.

Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për ambientin që i rrethon dhe shtrirjen e shërbimeve të policisë dhe emergjencës në zonat e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Më pas jepen udhëzime se si duhet të informohet çdo udhëtar amerikan, duke përdorur burimet zyrtare të shtetit amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco