Fuga ironizon dorëheqjen e Petro Koçit: Bëhu burrë, mos iu dorëzo vrasjes së ndërgjegjes!

Fuga ironizon dorëheqjen e Petro Koçit: Bëhu burrë, mos iu dorëzo vrasjes së ndërgjegjes!

10:48, 27/07/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi i dërgoi letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatin për Akademinë e Shkencave. Në një mesazh në rrjetet sociale, Fuga iu ka kthyer përgjigje zërave që e cilësojnë atë si ‘akademik që merret me politikë’.

Fuga sqaron se; “Intelektuali që merret me politikë sepse kundërshton edhe ca gjoja politikane të nivelit “zh” që nuk i dëgjon njeri, s’i dëgjojnë as koleget, ndaj këlthasin për “rënie të disiplinës në pune”, e ka për detyre ta bëjë. Sepse ndryshe e keqja përhapet! Kurse politiken e keqe, le ta beje kush te doje, jo unë.”.

Mes të tjerash ai ka reaguar dhe ndaj veprimeve të deputetit të PS-së, Petro Koçi, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, me pretendimin se ishte zhgënjyer nga reagimi i kolegëve të tij socialistë. Fuga ironizon Koçin duke shtuar që të tregohet burrë.

REAGIMI I FUGËS
Thashë te merresha pak me dike që këto dy ditë bën insinuata ndaj meje neper media, ta zëme duke me pershkruar si akademik qe merret me politike, etj.
Pastaj thashe, je ne terezi? Te humbësh kohen kot?
Pse ai eshte problemi? Pse del nga tema!
Edhe kete status do ta heq, pas tre orësh. Me ul nivelin e faqes.
Nuk di si t’ua ve emrin ketyre fjalëve, por gazi qe me kap sa here qe e degjoj me pengon te merrem me to. Zbavitem shume. Me lote, me lote!

Cdo qytetar duhet te merret me politike o njeri, por nuk besoj se ke lexuar ndonje rresht nga Aristoteli se nuk do kishe nxjerre te tilla xhevahire! Nga Hegeli nuk pretendoj. Kantin nuk besoj se e njeh. Kur flet, nuk kuptoj dot cilat jane leximet e tij. Nuk e klasifikoj dot!
Por ka politike e politike. Intelektuali qe merret me politike sepse kundershton edhe ca gjoja politikane te nivelit “zh” qe nuk i degjon njeri, s’i degjojne as koleget, ndaj kelthasin per “renie te disiplines ne pune” , e ka per detyre ta beje. Sepse ndryshe e keqja perhapet! Kurse politiken e keqe, le ta beje kush te doje, jo une.
Kujton se politika eshte vetem per te, jo per ne qe jemi jashte zyrave!
Por edhe me politike do merrem, mos kete merak!
Po e mbyll ciklin. Pasi beri nje tekst projektligji qesharak, pasi shkroi nje relacion ku fjalia e dyte kundershton te paren, pasi e sorrollaten me muaj te tere koridoreve pa e marre njeri seriozisht, pasi dha doreheqjen se sic thote vete nuk ja vinin veshin as koleget e tij, pasi dha doreheqjen u dorehoq nga doreheqja dhe perseri deklaroi doreheqjen, e doreheqjes te doreheqjes, uzurpoi kryesine ne nje mbledhje te ndaluar nga ligji, vertitet ne media duke zbuluar veten dhe duke deklaruar se ka nevoje te qetesoje ndergjegjen e vet politike pasi procedurat nuk e lejonin te kryente misionin. Ka shkelur procedurat! Me e keqja qe mund t’i ndodhe një deputeti! Çfarë ke për te qetësuar!
Beju burre, mos u dorezo vrasjeje te ndergjegjes!
Sikurse thote nje filozof, njeriu duhet ta mbajme pergjegjesine e akteve te veta! Kjo jep ankth dhe vrasje ndergjegjeje! Por aty dallihen trimat!
Projektligji yt shkel me te katra kembet Kushtetuten e vendit. Por, sa mire, nuk je vetem ti ne kete shtet! Ka institucionet qe shkelesve te Kushtetutes ua vendosin kufirin te thana.
Ose po te marr shprehjen tende nga bota e faunes, ja u vrasin derrin!
Vape e madhe, vape e madhe! Sinqerisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco