Bardhi: Këshilli Kombëtar do të mblidhet sot në orën 19.00

Bardhi: Këshilli Kombëtar do të mblidhet sot në orën 19.00

08:32, 27/07/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës në PD, i cili nxori një vendim për anulimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur prej tij.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi e cilëson vendimin e komisionit si një diskretitim dhe poshtërim të këtij institucioni të PD-së, i cili gënjen publikisht.

Ai nënvizon se mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur prej tij nuk do të anulohet, por do të mbahet të enjten në orën 19:00.

“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht.

Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!”- shkruan Bardhi në Tëitter.

Kujtojmë se në vendimin e Komisionit thuhet se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka kompetencë thirrjen e një mbledhjes së Këshillit në asnjë rast tjetër, përveçse kur bëhet fjalë për komandim të një nënkryetari kur posti i kryetarit mbetet vakant. Ndaj Komisioni i Apelimit vendosi ta konsideroi aktin e Bardhit si absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco