Mercenarët e Bashës rrëzojnë Bardhin: Nuk ke tagër të mbledhës kuvendin

Mercenarët e Bashës rrëzojnë Bardhin: Nuk ke tagër të mbledhës kuvendin

22:47, 26/07/2023
A+ Aa A-

Mercenarët e Lul Bashës u mblodhën dhe shqyrtuan kërkesën e paraqitur nga kryesia e vulës mbi vendimin Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Gazmend Bardhi për thirrjen e kuvendit kombëtar.

Në përfundim Komisioni in Etikës vendosi  “Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.”

Masha e radhës e Bashës këtë radhë ka qenë deputetja Flutura Açka.

Kujtojmë se Açka para disa kohësht ka dhënë dorëheqje publike nga të gjitha funksionet partiake, por më vonë është dorëhequr edhe nga dorëheqja njëjtë si shefi i saj Basha.

Njoftimi nga Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës pranë PD

Komisioni pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqsuar nga

përfaqsuesi Indrit Sefa vlerëson se:

- Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin tê përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes sê mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.

- Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, sipas pikës 4 të nenit 46 nuk mund tê ketë asnjë pikë të ndryshme dhe më shumë se Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë.

- Dorëheqja nuk ështê një akt që mund të merret në shqyrtim apo të miratohet pasi marrja në shqyrtim apo miratimi i saj nënkupton mungesën e vakancës që është parakushti kryesor për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46.

- Votimi për marrjen e vendimit për komandimin e Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit bëhet me procedurën e votimit të fshehte. Mbledhja online e Këshillit Kombëtar shkel parimin e fshetësisë së votës e për pasojë kjo procedurë është e papajtueshme me Statutin e Partisë.

- Nga burimet arkivore aktet dhe rrethanat e marra në shqyrtim nuk rezulton qe Rregullorja e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar nuk rezulton të jetë një dokument i miratuar nga Këshilli Kombëtar. Për pasojë kjo Rregullore nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të jetë një akt mbi të cilin të mund të bazohet zhvillimi online i mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Në përfundim Komisioni, në zbatim të nenit 54 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Vendosi:

- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

- Shfuqizimin e vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” si një akt absolutisht të pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

- Vendimi i njoftohet Kryesisë së Partisë Demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco