Do zëvendësohet Ahmetaj? Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së, nesër e pasnesër qeverinë

Do zëvendësohet Ahmetaj? Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së, nesër e pasnesër qeverinë

08:59, 26/07/2023
A+ Aa A-

Zhvillimet e fundit në kampin qeveritar duket se kanë krijuar një pështjellin në radhët e Rilindjes.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tashmë është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, por edhe dorëzimi i mandatit nga ana e Taulant Ballës si kryetar i grupit parlamentar të PS-së për shkak të  emërimit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme, kreu i rilindjes ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të PS-së.

PS ndërkohë që pas emërimit të Ballës si minister, i duhet të gjejë edhe një kryetar të grupit parlamentar të PS-së. Aktualisht këtë detyrën e ushtron zv.kryetari Toni Gogu.

Por Rama menjëherë pas Asamblesë në dy ditët në vijim ka parashikuar dhe një mbledhje maratonë dyditore të kabinetit të tij qeveritar.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, me shumë gjasë ministrat e tij duket se do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë. Pasi edhe parlamenti ka marrë pushimet.

Kryeministri Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, ku në modelin e diktaturës do të raportohet për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.

Dhe kësaj here ajo do të mbahet në Tepelenë. Puna e çdo ministri do të analizohet pasi ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco