Deklarata/ Lulzim Basha presion Gaz Bardhit: Rri urtë ose do të përjashtoj

Deklarata/ Lulzim Basha presion Gaz Bardhit: Rri urtë ose do të përjashtoj

22:07, 25/07/2023
A+ Aa A-

 

Kandidati i vulës, Lulzim Basha ka urdhëruar mercenarët e tij që të organizojnë një mbledhje kryesie e të shqyrtojnë veprimtarinë anti-statusore të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Pasi me një të rënë të lapsit përjashtojë 50 mijë demokratë ditën e sotme, 'Sancho Panco' i vulës dhe euroatlantiku që predikon për demokraci sillet si një autokrat, përafërsisht i njëjtë me Enver Hoxhën nga sjellja, duke kërcënuar me përjashtime të gjithë ata që mendojnë kundër.

E një gjë e tillë sot në formën e presionit ja ka bërë Sekretarit të Përgjithshëm të grupit të vulës, Gazment Bardhit.

Njoftimi i kryesisë:

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale.

Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.

Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.

Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme.

Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7.

https://pd.al/ëp-content/uploads/2022/01/Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar.pdf

Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie.

Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.

PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre.

Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike.

Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.

'E/S Syri.Net'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco