VIDEO/ Manjani: Butaku Lulzim ka kryer punë, nuk eksiton më, dhe Jemini del e përjashton demokratët

21:51, 25/07/2023
A+ Aa A-

Për juristin Ylli Manjani, është humor të shohësh Jemin Gjanën që del në televizor dhe përzë demokratët nga zgjedhjet.

Gjatë emisionit ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Ylli Manjani jep edhe mendimin e tij për teoritë konspiracioniste se Rama do të fusë Lulin në qeveri.

‘Mund të shohësh Jemin Gjanën që përzë demokratët nga zgjedhjet. Gallatë është apo jo.

Mund të shohësh butakun Lulzim, se butak është, se ka disa që thonë se është jashtëtokësor dhe nuk di ca ndodh. Jo more jo, ai është një krimb, që rri nën tokë, është i vdekur, ka kryer punë, nuk ekziston, zero. Kushdo që merret me të thjeshtë e nxjerr një cikë nga toka, asgjë tjetër, vazhdon aty. Kanë kryer punë.

Ka ca teori konspiracioni që do të bëhet një qeveri e madhe. Po, po në atë mendje, do të bëhet një qeveri dhe do të fusë Lulin në qeveri. Vazhdo e vazhdo, kjo është bjeri ti biem.

Edhe themi ne nuk çohet populli. S’ka çfarë të çohet, ky është mileti. Mileti e ka gjetur zgjidhjen, po iki dhe po shoh kismetin tim.

Ka bërë ligje. Po pse ndalohet populli me ligje, do të ndalojë studentët e mjekësisë të ikin jashtë. Kinostudio ‘Shqipëria e re’ është ky ligj. Del kryeministri dhe thotë; ky popull që ju bëri ju mjekë. Cili popull more, a i thërret një çikë rradakes apo jo. Çmenduri’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Manekint politik26/07/2023 00:51

Ore, nëse ata 50000 kanë vajtur te foltorja, atëherë s'kanë më punë te PD e Lulit. Normalisht nuk janë më aktivë atje dhe do pëjashtohen. Tashmë PD zyrtare është parti private. Nuk është më parti e dytë, ka dalë më dobët se partia e Arlind Qorrit. Me logjikë s'duhet të ketë as komisionerë në 2025 në zgjedhje. Vetëm nëse ia japin duke marrë për bazë zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Shto koment

Denonco