VIDEO/ Strazimiri: Nuk kam ndërmend të harxhoj asnjë sekondë me Lulzim Bashën

18:58, 24/07/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meccon në SYRI TV, është shprehur se nuk ka ndërmend të harxhojë kohë me Lulzim  Bashën.

Strazimiri u shpreh në SYRI TV, se askush nuk mund të marrë në dorë fatet e PD-së dhe demokratëve.

‘Nuk kam ndërmend të harxhoj asnjë sekondë të jetës time dhe as të këtij emisioni me Lulzim Bashën.

Sigurisht opsionet në tavolinë të një personi që paskësh marrë leje të shkatërrojë opozitën, të krijojë vetë opozitën, të shkatërrojë e të krijojë vetë drejtësinë, të shkatërrojë votën, të nxjerrë votën rezultatin paraprakisht, ky njeri meriton vetëm një përgjigje dhe atë ja jep vota e lirë.

Lulzim Basha dhe çdo i pangjyrë, i pafytyrë tjetër do të vazhdojnë të bëjnë gjithccka me lirinë tonë’, tha Gent Strazimiri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco