Berisha denoncon me VIDEO e EMRA: Nga Blendi Gonxhe te Agron Çela u përfshinë në farsën e Rrogozhinës

Berisha denoncon me VIDEO e EMRA: Nga Blendi Gonxhe te Agron Çela u përfshinë në farsën e Rrogozhinës

12:46, 24/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi me emra dhe me video farsën elektorale të Rrogozhinës.

“Këtu janë përgatitur sekuenca nga dita e djeshme, ku dëshmojnë se në krye të bandës që terrorizoi qytetarët e Rrogozhinës dje, përveç Erion Veliajt, qëndronte Blendi Gonxhe, një nga hajdutët më të shpifur të kësaj administrate.

Afrim Qendro, hajdut me damkë, i njohur për vjedhjet e tij në rrugën Tiranë-Elbasan dhe shumë vjedhje të tjera.

Deputeti Agron Çela, edhe ky njeri që nga fryn era, nga i del biznesi, kthen flamurin.

Famozi Valdrin Pjetri, ish-kandidati i diskredituar i Shkodrës, Etjen Xhafaj, deputet-vegël e verbër e Erion Veliajt, Taulant Tusha, Nuredin Bushi, Blerim Shera dhe shumë të tjerë, të cilët kryen akte antiligjore në fushatën e djeshme.

Këtu i keni votimet kolektive, votimet me familje, deklaratat dhe prandaj sipas interesit, mund t’i ndiqni,” tha Berisha.

Video 1: Kërcënohen qytetarët, njerëzit e Erion Veliajt dhe punonjës të Bashkisë së Rrogozhinës, presion për të votuar Memollën

Video 2: Një burrë voton dy herë dhe familjari voton për të moshuarën

Video 3: Vëzhguesi i PS i mbyll gazetarët me çelës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco