VIDEO/ 'Voto Edison Memollën', punonjësi i Bashkisë Rrogozhinë kërcënon me jetë qytetarin

17:53, 23/07/2023
A+ Aa A-

Një qytetar në Rrogozhinë ka denoncuar në një intervistë për Syri Tv punonjësin e bashkisë Rrogozhinë për kërcënimin për ti marrë votën në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla.
Ylber dhe Mirela Çekini denoncuan për Syri Tv se punonjësi i Bashkisë dhe disa të rinj, i janë afruar me një mjet tip BMV me xhama të zinj dhe i kanë kërcënuar, se do të hakmerren nëse nuk kanë votuar për Memollën.  

Intervista:
 
Unë quhem Ylber Çekini.

Po çfarë problemi keni?

Jam një qytetar, banor i Rrogozhinës. Duke kaluar me familjen në rrugë sot, do iknim në një supermarket, kalon një punonjës i bashkisë së Rrogozhinës. Zbret nga një makinë me xhama të errëta. Ai quhet Gimi dhe punon te bashkia. Më ndalon.

Urdhëro i them zotëri.

A keni votuar?

Po kam votuar!

Vota është e fshehtë i thm unë.
 
Ndërhyn gruaja Mirela.
 
Nëse ju nuk votoni për Edisoan Memollën keni të bëni me ne mbrapa. Kështu kërcënime në rrugë mos na bëni i thashë.
 
Na erdhi një BMW pastaj dhe po na vëzhgonin dhe u trembëm. Ishte makinë me xhama ta errëta.
 
Punonjësi i bashkisë: Vota jepet aty ku ai i larti sjell fondet këtu na thanë.
 
Qytetari: Vota është e fshehtë.
 
Punonjësi i bashkisë: Kokën do tu heq.
 
Qytetari: Ai quhet Agim. Punon te këto të KEMP. Ata me BMW hapi vetëm pak xhamin. Këta i kemi frikë.

Qytetarja : Votën do ta jap aty ku me don shpirti e jo se do me jepni lekë. Sa herë më keni poshtëru në bashki….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco