SYRI TV/ Dy presidentët vizitë në Pustec, Pendarovski: Procesi i Berlinit përmban 6 vendet...

16:21, 23/07/2023
A+ Aa A-

Presidentët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deklaruan sot se projekti i Ballkanit të Hapur ishte i paplotë pa të 6 shtetest. Nga Pusteci, ku vizituan zonat minoritare, Bajram Begaj deklaroi se çdo bashkëpunim është i mirpritur por me të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Stevo Pendarovski  vuri theksin tek avancimi në Procesin e Berlinit.

Syri tv

Ndërsa Kryeministri Edi Rama njoftoi, fundin e Ballkanit të Hapur, me pretendimin që kishte përmbushur misionin, Presidenti Bajram Begaj dhe Presidenti I Maqedonisë së Veriu, Stevo Pendarovski,  deklaruan se ky projekt kishte një mangësi të madhe, sepse në të nuk bënin pjesë të 6 shtetet e ballkanit perendimor. Dy kreret e shtetit e vendosen theksin në ato nisma rajonale, ku marrain pjesë të gjitha vendet, sicc është procesi I Berlinit.

Deklaratat e  Begaj dhe Pendarovski, u bënë gjatë vizitës në Pustec, një nga zonat e banuara nga komuniteti maqedonas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco