Gazetari kërkon rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri

Gazetari kërkon rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri

17:40, 21/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se fenomeni i gjakmarrjes është një nga problemet madhore që ka vendi ynë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se shteti duhet të ndërhyjë për këtë fenomen skandaloz, e cila është një plag e shoqërisë shqiptare.

Më tej ai nënvizoi se gjakmarrja është emergjencë kombëtare dhe se shteti duhet të rivendos dënimin me vdekje për këdo që bën vrasje.

Madje gazetari shkoi dhe më tej teksa tha se Shqipëria mund të dalë për ca kohë edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës për t’iu përgjigjur me dënimin me vdekje kësaj situate jo normale.

“Fenomeni i Gjakmarrjes është një nga problemet kryesore madhore që ka vendi. Kemi fëmijë që ngujohen, fëmijë që  rriten me ndjenjën e hakmarrjes, që rriten pa prindër , kemi fëmijë që shohin krime. Askush nuk po flet për këtë fenomen. Zgjidhja është ligjore. Sa po merret shteti me këtë. Gjakmarrja është një plagë skandaloze. Këta njerëz nuk prodhojnë një krim momental por një krim me dekada. Shteti të ndërhyjë si faktor për këtë fenomen. Jetojmë në një vend që nuk jemi në luftë por kemi viktima si të jemi në luftë. Jemi në një vend të NATO-së dhe duhet të kemi standarde jetese. Nëse të nevojiten për emergjenca kombëtare, dhe rivendos dënimin me vdekje për këdo që bën vrasje. Shteti në këtë histori ka falimentuar”- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco