VIDEO/ Kedhi: Rënia e euros vjen nga fluksi parave të pista, në rajon qëndron stabël

16:50, 21/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar se cilat janë shkaqet e rënies së euros në tregun vendas ishte eksperti i ekonomisë, Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se një nga arsye se euro është në këto nivele vjen nga mbytja e tregun me futjen e monedhës në mënyrë ilegale dhe që burojnë nga veprimtari jo e pastër.

"Shpjegimi i vetëm zyrtar që ka ardhur për kursin e këmbimit ka qenë që është forcimi i ekonomisë duke mos paraqitur si një problem në vetvete që është ulja e euros. Unë kam përshtypjen bazuar në shifra se ky shpjegim që ka ardhur nga institucionet se është forcimi i ekonomisë nuk qëndron.

Forcimi i ekonomisë ka ardhur në rënie dhe jo në ngritje pasi ekonomia në tre mujorin e parë të 2023 është 2.7 në krahasim me tre mujorin para kësaj kur ishte 4.4. Ne nëse dot marrim monedhën euro ka vetëm një shpjegim ekonomik ai i kërkesës dhe ofertës ka të bëjë se ka një ofertë më të madhe të euros sesa kërkesa për të.

Forcimi i ekonomisë shqiptare që ishte shpjegimi i qeverisë nuk qëndron, arsye e dytë e zhvlerësimit është dobësimi i euros për shkak të faktorëve të jashtëm, në dekadën e fundit euro nuk është se ka pasur kohën më të mirë të saj për shkak të politikave. Nëse do të ishin vetëm faktorët e jashtëm do të vinim re të njëjtën gjë në rajon pasi në Maqedoni po qëndron stabël, edhe dollari dhe paundi po bien dhe leku po forcohet. Tregu informal ka përmbytur tregun nëse do ti marrim të gjithë faktorët ka dhe ndikim turizmi por nuk është se ka ndodhur ky fenomen tre muajit e fundit por ky është një trend rënës që ka disa vite që ndodh. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco