SYRI TV/ PD denoncon farsën elektorale në Gjirokastër, Shehu: Procesi i 14 majit u deformua nga PS

16:46, 21/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e manipulimit të procesit elektoral të 14 majit nga qeveria Rama. Nga selia blu, deputeti demokrat, Tritan Shehu akuzoi zyrtarët e mazhorancës socialiste për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të qarkut të Gjirokastrës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjatë konferencës për mediat, përfaqësuesit e PD publikuan prova, të cilat tregojnë se procesi i 14 majit u deformua nga Partia Socialiste.

SYRI TV

Partia Demokratike ka denoncuar me prova konkrete farsën elektorale në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga selia blu, deputeti Tritan Shehu, akuzoi mazhorancën socialiste për deformimin që i bëri procesit elektoral.

Dorjan Lani, i cili kandidoi për koalicioni Bashkë Fitojmë në Gjirokastër, renditi disa nga shkeljet ligjore të kryera gjatë fushatës si dhe ditën e zgjehdhjeve nga zyrtarët socialistë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike denoncuan edhe manipulimin e procesit elektoral në Bashkinë e Këlcyrës dhe Përmetit.

Në konferencën për mediat, drejtuesit e degës së Partisë Demokratike në Memaliaj u shprehën se edhe pse kjo bashki u fitua nga opozita nuk munguan presionet nga ana e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco