‘Vodhëm Evropën, jo buxhetin’-Iriqi bisedon me ministren Krifca

‘Vodhëm Evropën, jo buxhetin’-Iriqi bisedon me ministren Krifca

16:28, 21/07/2023
A+ Aa A-

Iriqi:-Europa ia preu Shqipërisë fondet e ndihmës për bujqësinë?

Krifca:-Kështu thonë ata. Por ne nuk e ndjejmë hiç.

Iriqi:-Si nuk e ndjeni hiç?

Krifca:-Si bujqësi nuk na plas fare desha të them. As që na hyjnë në sy ato fonde.

Iriqi:-Vërtet?! Se janë nja 112 milionë euro!

Krifca:-Me ato, pa ato bujqësia ka marrë shalët, thuhet popullorçe. Por është dhe sezoni tani që nuk na japin dorë.

Iriqi:-Bujqësia përherë është në sezon. A ma shpjegon dot këtë thënien tuaj?

Krifca:-Thjeshtë fare. Paratë e Evropës ne na duhen vetë për votime. I mbledhim ndër vite e më pas kur afrojnë zgjedhjet i shpërndajmë të tëra.

Iriqi:-Pra nuk i marrin fermerët?

Krifca:-Ata të zinjtë aplikojnë. I gënjen mendja se do u kapë dhembi ndonjë euro. Harxhojnë për dokumentet, hapin nipte, paguajnë sigurime dhe në fund … si rrojtur qethur.

Iriqi:-Po ku shkojnë ato para?

Krifca:-Te patronazhistët dhe oligarkët. Ata pastaj me ato lekë blenë vota për ne. Pra ia kemi arritur të mos e prekim më buxhetin. Të blejmë vota me qesen evropiane.

Iriqi:-Po kjo quhet vjedhje?

Krifca:-Vjedhje quhej para reformës në drejtësi.

Iriqi:-Po tani ç’emër ka?

Krifca:-Tani thuhet transferim fondesh. Nga ndihmë për bujqësinë shkojnë në vota për Edvinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco