Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

SYRI TV/ Zyrtarët që raportonin te Zoto, SPAK zbulon dhjetra komunikime elektronike

12:24, 21/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroia e Posaçme kundër Korrupsionit ka zbuluar dhjetëra komunikime elektronike në të cilat zyrtarë të lartë shtetërore raportonin mbi diskutimit ndërministrore dhe proceduart mbi koncesionet me biznesmenët e djegësave. Një pjesë e këtyre zyrtarëve që raportonin tek Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë ende pjesë e administratës së lartë shtetërore.

SYRI TV

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për Arben Ahmetaj zbuloi se biznesmeni në kërkim i plehrave, Klodian Zoto, ka pasur në dispozicion të tij një mori zyrtarësh, të cilët i raportonin rregullisht mbi diskutimet ndërministrore, ku vendosej për koncesionet e landfilleve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Etleva Kondi ishte drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit, gjatë kohës që shqyrtoheshin koncesionare për impiantet e mbetjeve. SPAK ka zbuluar se ajo komunikonte shpesh në rrugë elektronike me Klodian Zoton për përgatitjen e materialeve që lidheshin me procedurat. Zonja Kondi aktualisht është marrë e pandehur në procesin gjyqësor për inceneratorin e Fierit.

Alba Thoma mbante postin e drejtoreshës juridike në Ministrinë e Mjedisit gjatë hartimit të procedurave koncesionare. SPAK ka zbuluar një numër të konsiderueshëm mesazhesh elektronike, në të cilat zonja Thoma vinte në dijeni Klodian Zoton. Pas largimit nga Ministria e Mjedisit, Thoma u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më tej në Avokaturën e Shtetit.

Në komunikimet e zonjave Kondi dhe Thoma me Zoton përmendet shpesh emri i ish-drejtoreshës juridike të Ministrisë së Financave, Alda Klosi. Në materialin e SPAK-ut nuk është evidentuar ndonjë komunikim direkt Klosi-Zoto. Megjithatë, ish-zyrtarja e lartë e Financës mund të ketë shumë për të treguar mbi mënyrën se si u dorëzuan koncesionet e plehrave në duart e Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Aktualisht, Alda Klosi është në paraburgim, nën dyshimet e fshehjes së pasurisë, në një proces që nuk ka lidhje me procedurat e inceneratorëve.

 

Vladimir Bezhani, ish-këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, gjithashtu rezulton të ketë komunikime elektronike me Klodian Zoton, në të cilin e njofton paraprakisht për një shkresë që titullari i tij, Lefter Koka, kishte përgatitur për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me koncesionin e plehrave të Sharrës.

Valbona Ballgjini ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit në periudhën 2013-2018. SPAK ka zbuluar një e-mail të vitit 2015, ku Zoto e orienton Ballgjinin për skualifikimin e disa operatorëve ekonomikë në procedurën tenderuese “mbikqyrje e punimeve për zhvendosjen e mbetjeve të ngurta nga landfilli Elbasan”. SPAK zbuloi se kjo procedurë është fituar nga kompani pranë Zotos.

Valbona Ballgjini aktualisht është Drejtore e Kontrollit Financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rovena Beqiraj ishte drejtoreshë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, kur janë shqyrtuar kontratat e impianteve të mbetjeve.

Një vartëse e saj, Sidita Kopliku, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut se është ndjerë nën presion nga titullarja e saj, Beqiraj, për të finalizuar me sukses kontratën koncesionare të Sharrës, e cila i shkoi “Integrated Energy BV”.

Po ashtu, Beqiraj në Dhjetor 2016 ka informuar drejtorët e Ministrisë së Zhvillimit Urban se përfaqësuesit e ATRAKO-s kanë votuar pro miratimit të bonusit prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy”. SPAK ka konstatuar se, në atë moment, kompania koncesionare nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën e Biznesit.

Aktualisht, Rovena Beqiraj është drejtor i Përgjithshëm i Pronësisë Intelektuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco