Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Boçi: Duhet një‘Maxi-Proces’ nga SPAK për inceneratorët, të përballen me drejtësinë hajdutët

22:20, 20/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV për të hedhur dritë mbi skandalet e panumërta që kanë përfshirë të gjithë kupolën qeverisëse ishte Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi.

Boçi është shprehur se për çështjen e inceneratorëve duhet një ‘Maxi-Proces’ dhe të gjithë ata titullar që kanë firmosur mbi këtë vjedhje duhet të përballen me drejtësinë.

"Arben Ahmetaj ka kas kundërshtuar me shkresa disa herë për inceneratorin e Tiranës, herën e fundit no coment eë firmosi. Në mes ka dhe një akuzë që thuhet se ai ka intimiduar punonjësit e tij për të firmosur për kompaninë e paracaktuar për të fituar. Por Ahmetaj nuk merrte asnjë urdhër nga njerëzit lart tij, dhe kush është ai që ja jep urdhrin, SPAK thotë se ky merrte urdhër por kush ja jepte këtij urdhrat nuk thuhet akoma.

Në thelb ai nuk kundërshtonte rregullimet e vogla por parimin themelor të mënyrës së financimit të inceneratorin e Tiranës. Ky kundërshtim nuk erdhi me arsyetim por erdhi si pasojë e një komenti, dhe përveç Ramës që ishte kryeministër kush mund ta urdhëronte Ahmetajn. Për këtë është bërë pyetje dhe në komisionin hetimor dhe nuk është përgjigjur.

Ky njeri edhe pas denoncimeve të medieve dhe opozitës a nuk mendoj një herë që shiko të ndalemi se jemi duke ecur në rrugë të gabuara por ai bënte të kundërtën duke dhënë tendera më shumë dhe merrte delegacionin për ta promovuar. Nuk mund të themi se Rama nuk ka faj pasi kjo është formule korruptive për të vjedhur dhe për të financuar partinë që të verdhen zgjedhjet por prisni se ka akoma pasi e njëjta procedurë vjedhje është përdorur dhe në tenderat e rrugëve. SPAK duhet ti procedojë si maxi-proces dhe të fusë në burg të gjithë ato që kanë firmosur për vjedhjet me inceneratorët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco