VIDEO/ Koka: Rama nuk e ka situatën në dorë më, kjo reflektohet nga mungesa në parlament

18:48, 20/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të diskutuar mbi situatën e pashembullt politike ku gjendet Shqipëria ishte gazetari Bledian koka.

Koka është shprehur se situata në të cilën Rama ndodhet nuk është e lehët dhe ai po tregon që nuk i ka gjërat në duart e tij më e kjo reflektohet me mungesën në parlament.

"Unë mendoj se Rama është tërësisht në vështirësi, të gjithë ata që mendojnë se Rama është i fort dhe i ka gjërat në duar sot ai do të ishte në parlament dhe ti mundte me gallata.

Denoncimi i opozitës i nisur në vitin 2018 me gjithë problematikat e tyre ajo e ka arritur rezultatin e saj. Nëse drejtësia do të reagonte me kohë shumë më pak dëm do të ishte bërë pasi edhe sot paguhen para nga taksat për gjera që nuk marri më shërbime.

Përdorimi i procedurës që nga Basha deri tani ka treguar që i gjithë procesi kthehet në një gjyq publik por produkti është zero. Nëse  vendimet do të ishin të bazuar në fakte dhe do të shkonin te thelbi te paratë dhe të gjithë katoq ë vjedhin fondet e BE do të mateshin pasi rrezikojnë burgun. Ajo që duhet të ishte një sekret hetimor në fakt po del hap pas hapi, mund të jetë Dumani hermetik por janë ato dumanët e tjerë në SPAK që nxjerrin sekretet hetimore dhe kjo është një drejtësi e dështuar.

Fakti që Rama nuk ishte në parlament sot kjo është një gjë e mirë pasi tregon se është në një situatë shumë të vështirë dhe nuk i ka gjërat në dorë. E gjithë kjo situatë është shumë skandaloze por edhe situata që është jashtë kontrollit të tij dhe mundohet të gjejë vrima ku të futet është një gjë e mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco