VIDEO/ Koreshi: Qeveria nëse do të kishte cipë do të ndihmonte fermerët, karkaleci po bën namin

18:35, 20/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meçon, ishte deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi.

Koreshi është shprehur se nëse qeveria do të kishte një cipë do të duhej të merrej me problematikën e karkalecit

"Lekët e AZHBR janë keqmenaxhuar, është një magazinë që ekziston në letra por ajo nuk është magazinë lekët e AZHBR i ktheu në plehra kimik me disa kontrata fiktive para dy vjetësh për marrjen e shalqirit dhe më pas produkti mbeti në arë.

Tragjedia më e madhe për fermerët nëse qeveria do të kishte një cipë do të duhej të merrej me problematikën e karkalecit. Fermerët krahun e  punës, ujin nuk ka dhe furnizohen me pompa me naftë nga xhepi, kanalet nuk janë pastruar dhe 30 mijë lek paguan dhe ja merr gjobaxhiu vjen dhe në darkë karkaleci dhe ja shkatërron të mbjellat.

Shumë kultura bujqësore janë shkatërruar  dhe shteti nuk duket gjëkundi, kemi reaguar disa herë dhe kush po vjen në gusht që të merret me bujqësinë nga qeveria."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco