Balla ju prish pushimet policëve: Do më takoni mua njëherë, pastaj familjet

Balla ju prish pushimet policëve: Do më takoni mua njëherë, pastaj familjet

18:17, 20/07/2023
A+ Aa A-

Emërimi i Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme, po prodhon çdo ditë çudira.

Njëra prej tyre është edhe urdhri që të gjithë drejtuesit e policisë të anulojnë lejet e marra dhe kush ka prenotuar pushime brenda apo jashtë vendit, ti ndërpresë dhe të gjendet në krye të detyrës.

E kjo gjë duhet të ndodhë, pasi oficerët e policisë duhet të takojnë Taulant Ballën, i cili prej pak ditësh ka marrë detyrën e ministrit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur me një shkresë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku u kërkon policëve që të lënë familjet e tyre dhe të vijnë e të takojnë Taulant Ballën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco