Kryemadhi: Vëllai i Frida Krifcës bënte biznes me inceneratorin e Tiranës kur e motra i jepte fonde nga IPARD

Kryemadhi: Vëllai i Frida Krifcës bënte biznes me inceneratorin e Tiranës kur e motra i jepte fonde nga IPARD

17:33, 20/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila është edhe një nga denoncueset e para të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë me fondet e IPARD ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e pezullimit të fondit nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Kryemadhi ka publikuar në Facebook ku vëllai i ministres së bujqësisë evidentohet si pjesë e inveneratorit të Tiranës.

Denoncimi i Monika Kryemadhit: 

Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë.

Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi.

Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!

Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?

Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!

Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.

Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, "bente biznes" me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco