‘Ligji i kanabisit për t'i dhënë licencë Tomës’/ Noka: Pas aferës së plehrave fshihet kryemafiozi Rama

11:39, 20/07/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj mazhorancën socialiste, duke e quajtur një organizatë kriminale të quajtur plehrat.

Noka akuzoi socialistët, se përcaktimi sot i rendit të ditës, ka pasur vetëm një agjendë, ti vjedhin, ti rrjepin shqiptarët të ushqejnë klientët e tyre, të fuqizojnë mafien dhe organizatën kriminale, për të blerë votat dhe për t’u kacavjerrur pas pushtetit.

Gjithashtu Noka u ndal edhe te ligji i kanabisit, ku theksoi se po e kalojnë ,e vrap me procedurë të përshpejtuar sepse duhet që Toma dhe klientët e tjerë të marrin me urgjencë licencat e kanabisit mjekësor apo industrial, pra shpërblim për blerjen e votave, shpërblim për dhunimin e zgjedhjeve.

Sipas Nokës, Rama nuk ka humbur asnjë minutë kohë së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës për të vjedhur shqiptarët, ku me aferën e inceneratorëve ka kaluar me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë.

‘Me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë sepse kreu i organizatës kriminale plehrat si pronar i inceneratorëve duhej që të mos humbiste asnjë minutë kohë sëbashku me anëtarët e kësaj organizate për të vjedhur shqiptarët. Dihet botërisht se pas aferave për plehrat ka një mafie dhe në Shqipëri, pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri për fat të keq’, u shpreh Noka.

Noka: Të dashur anëtarë të organizatës kriminale të quajtur plehra. Të dashur kanabistë. Të nderuar kolegë deputetë. Të nderuar qytetarë. Sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehrat, prej vitesh nuk ka pasur asnjë moment në agjendën e saj shqetësimet, hallet dhe problematikat e qytetarëve, as përmirësimin e jetës së tyre, as zhvillimin e këtij vendi.

Edhe sot, me këtë rend dite të përcaktuar demonstrojnë pikërisht këtë gjë, ka patur vetëm një agjendë, ti vjedhin, ti rrjepin shqiptarët të ushqejnë klientët e tyre, të fuqizojnë mafien dhe organizatën kriminale, për të blerë votat dhe për t’u kacavjerrur pas pushtetit.

Dhe jo vetëm dita e sotme çdo ditë e këtij Parlamenti këtë gjë ka demonstruar. Me vrap me procedurë të përshpejtuar sepse duhet që Toma dhe klientët e tjerë të marrin me urgjencë licencat e kanabisit mjekësor apo industrial, pra shpërblim për blerjen e votave, shpërblim për dhunimin e zgjedhjeve. Me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë sepse kreu i organizatës kriminale plehrat si pronar i inceneratorëve duhej që të mos humbiste asnjë minutë kohë sëbashku me anëtarët e kësaj organizate për të vjedhur shqiptarët. Dihet botërisht se pas aferave për plehrat ka një mafie dhe në Shqipëri, pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri për fat të keq.

Me urgjencë të madhe për të vënë Skënder Gjinushin për ti dhënë një mandat për të thyer ligje për të shkatërruar a thua se u përmbys bota, a thua se shqiptarët nuk kanë asnjë hall tjetër mezi po jetojnë ditën që vetëm kur të rizgjidhet Gjinushi. Po ku ka turp më të madh se kjo. Ku ka pafytyrësi më të madhe se kjo. Ju as nuk skuqeni më as nuk zverdheni, ju mjafton vetëm që të vidhni ju dhe mafia, ju dhe klientët tuajt dhe shqiptarët nuk ju interesojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco