'Provokim i ulët'/ Berisha: Po shkelmoni rregulloren e Parlamentit për interesat e Rama-Doshi-Gjinushi!

10:52, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar drejtuesen e Parlamentit Lindita Nikolla se po shkelmon rregulloren për interesat e Rama-Doshi-Gjinushi, duke kaluar në rend dite një ligj që nuk ka kaluar 48 orë nga miratimi në komisione.

Në fjalën e tij nga Kuvendi, Berisha e quajti një provokim të ulët, një shkelmim të ligjeve, kur Kryetarja e Parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse zbatuese kryesore e rregullores apo kushtetutës së Parlamentit, e shkelmon atë me dy këmbë.

Gjithashtu Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Parlament ti kërkojë falje shqiptarëve për arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen.

Berisha: Rregullorja e Parlamentit thotë se një ligj nuk mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë dhe ti e shkele atë, kryen një shkelje të rëndë ligjore njësoj të barabartë me banditët Rraja që rrifnin qytetarët me shkopa bejsbolli. Si mund ti lejosh vetes ti një gjë të tillë. Nëqoftë se ju doni të bëni këtë gjë ndryshoni rregulloren e Parlamentit me procedurën e saj dhe më pas zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Dosh-Rama-Gjinushi. Ky është një akti i turpshëm, një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve, kur Kryetarja e Parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse zbatuese kryesore e rregullores apo kushtetutës së Parlamentit, e shkelmon atë me dy këmbë për interesa të Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës ky është fundi i këtij Parlamenti. Kjo e para.

E dyta ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij, ai duhet të vij sot në Parlament. Sot mbyllet Parlamenti mbyllet me faqe të zezë për shkak të tij, prandaj të vij këtu dhe të dalë para shqiptarëve sepse ka një mocion dhe interpelancë për arratisjen nga vendi i numrit 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.

Kurse ju ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni këtë të drejtë me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv.kryeministrin këtu më thoni, do flisni ju, jo ju s’keni tagër, do flasin ministrat, jo ata nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve dhe tu kërkojë të falur të denoncojë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen këtë presin shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco