VIDEO/ Protesta e Berishës në Kuvend: Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon!

VIDEO/ Protesta e Berishës në Kuvend: Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon!

10:20, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një protestë të pazakontë sot, personalisht:  Ai ka ndërprerë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS që po zhvillohej në sallën plenare pak para fillimit të Kuvendit duke ngritur para tyre parulla demaskuese për aktin që socialistët kanë vendosur të kryejnë sot: legalizimin e kanabisit në vend.

“Dhe kjo është më e forta, - iu drejtua Berisha, duke u treguar njërën prej tyre. - S’ka mbledhje grupi më tani, mbylleni”.

"Kanabistët në mbledhje grupi, vendosa flamurin e tyre në ballkon"- sqaroi Berisha në videon që publikoi në Fb.

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00 dhe në mazhoranca ka vendosur të votojë projektligjin për kontratat e studentëve të mjekësisë që ndërkohë po protestojnë jashtë Kuvendit si dhe të legalizojë kanabisin për qëllime të ashtuquajtura mjekësore.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco