'Qëllimi i raportit për non-grata'/ Berisha: Kryediplomati i botës nuk paraqiti asnjë provë në 2 vite

10:18, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se qëllimi i publikimit të raportit përfundimtar për shpalljen e tij non grata nuk është që të demostrojë pafajsinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit përballë akuzave të turpshme dhe të padrejta.

Kjo pasi pafajësinë e ish-kryeministrit e ka vërtetuar periudha 2 vjeçare gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk paraqiti dot asnjë provë, fakt apo dokument të vetëm që të vërtetojë akuzat ndaj Sali Berishës.

Dhe megjithatë, sfida e Berishës është ende e hapur për ata që e shpallën non grata, që të paraqesin një provë ë vetme dhe kreu i PD largohet përfundimisht nga politika.

Berisha: Qëllimi i këtij raporti nuk është që të demostrojë pafajsinë e Sali Berishës përballë akuzave të turpshme dhe të padrejta që më janë bërë. Jo aspak. Pafajësinë time e ka vërtetuar periudha 2 vjeçare gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk paraqiti dot asnjë provë, fakt apo dokument të vetëm që të vërtetojë akuzat ndaj Sali Berishës. Dhe të sigurtë të jeni kjo nuk ndodhi se kanë frikë nga Sali Berishën apo se e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Dhe në lidhje me këtë sfida ime është ende e hapur, paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem përfundimisht nga politika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco