Fondet e për bujqësinë, Ndoka: Penalizohen bujqit, BE na fut në një vend jo të sigurt për financime

Fondet e për bujqësinë, Ndoka: Penalizohen bujqit, BE na fut në një vend jo të sigurt për financime

08:51, 20/07/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka lidhur me bllokimin e fondeve nga BE për bujqësinë tha se ky është një lajm i trishtueshëm, kur e sheh që po hetohen për 2 vite.

Ai u shpreh se  kjo është një goditje e madhe për qeverinë shqiptare në aspektin politik dhe një penalizim për bujqit.

Ndoka: Ky është një lajm i trishtueshëm, kur e sheh që po hetohen për 2 vite. Ata kanë rregulla standarde sepse ato fondet që i japin i shohin deri në implementim. Ata dyshojnë se fondet nuk kanë shkuar fare atje ku duhet. Është një goditje e madhe për qeverinë shqiptare në aspektin politik dhe një penalizim për bujqit. Është një zinxhir për këto projekte që ata merrnin frymë. Është një qeverisje në kalbëzim dhe i plasin çdo ditë skandale.

Është në gjë që nuk ka ndodhur prej 30 vitesh. Ajo që ka ndodhur vetët e fundit është alarmante. Ndërsa kryeministri gjithmonë fshihet dhe thotë se ia bëjnë pas kurrizit. Ne do të futemi me të kuqe si një vend për sa i takon financimet nga BE-ja. Do të rrezikohen dhe do të ketë optikë ndryshe edhe për projektet e tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco