'Bashkia i shembi zyrat'/ Blushi depoziton kërkesën e kryetarit të personave me aftësi të kufizuara në Tiranë

'Bashkia i shembi zyrat'/ Blushi depoziton kërkesën e kryetarit të personave me aftësi të kufizuara në Tiranë

15:20, 19/07/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i ka ardhur në ndihmë Kryetarit të Degës së Tiranës së Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, z.Ali Plaka, duke depozituar një kërkesë në Këshillin Bashkiak, me anë të së cilës kërkohet prezenca në mbledhjen e radhës ku do të paraqesë shqetësimet e tij,

‘Z.Plaka kërkon të dëgjohet për faktin se në mënyrë të paligjshme dhe pa njoftim paraprak nga Bashkia e Tiranës, zyrat e Shoqatës janë shembur brutalisht në mesnatë. Në emër të të gjithë personave me aftësi të kufizuara në Tiranë, ai kërkon nga Bashkia një ambient ku Shoqata të ushtrojë veprimtarinë e saj. Personat me aftësi të kufizuar që jetojnë në Bashkinë e Tiranës meritojnë trajtim dhe shërbime dinjitoze!’, shkruan Blushi në Facebook.  

Postimi i plotë:

Kryetari i Degës së Tiranës së Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, z.Ali Plaka prej shumë muajsh qëndron para dyerve të Bashkisë së Tiranës dhe askush nuk e pret.

Erion Veliaj refuzon ta takojë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, deri dje 100% nën kontrollin e “Rilindjes” nuk e ka miratuar kërkesën e tij për të qenë prezent në mbledhjet, që ligjërisht duhet të jenë të hapura për qytetarët.

Z.Plaka kërkon të dëgjohet për faktin se në mënyrë të paligjshme dhe pa njoftim paraprak nga Bashkia e Tiranës, zyrat e Shoqatës janë shembur brutalisht në mesnatë.

Në emër të të gjithë personave me aftësi të kufizuara në Tiranë, ai kërkon nga Bashkia një ambient ku Shoqata të ushtrojë veprimtarinë e saj.

E takova për herë të parë z.Plaka në ditën e betimit tim si Këshilltar i Partisë së Lirisë dhe i premtova se do të bëj gjithçka që zëri i tij të dëgjohet.

Ndaj sot, së bashku me të, depozitova kërkesën që në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak të Tiranës të jetë i pranishëm për të ngritur shqetësimet e tij.

 Personat me aftësi të kufizuar që jetojnë në Bashkinë e Tiranës meritojnë trajtim dhe shërbime dinjitoze!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco