Për një palë balluke nuk mund ta djegim bujqësinë shqiptare...

Për një palë balluke nuk mund ta djegim bujqësinë shqiptare...

14:50, 19/07/2023
A+ Aa A-

Lajmi më i keq që mund të mendohej për bujqësinë shqiptare erdhi sot "Bllokimi i fondeve të BE për bujqësinë shqipëtare nga korrupsioni".

KE mund t’i kërkojë  Qeverisë Shqiptare  që të kthejë mbrapsht miliona euro të alokuara në mënyre të paligjshme siç ka ndodhur në Bullgari , Rumani etj..

Duhet të merren masa të menjëherëshme që të shpëtohet sa është e mundur nga fondi prej 146 milion euro fonde të BE për IPARD III...

Nuk ka asnjë arsye logjike që fermerët , blegtorët dhe agropërpunuesit të penalizohet nga paaftësia apo makutëria e ministres Krifca...

Urgjentisht të shkarkohet Krifca dhe gjithë bashkëpuntorët e saj, të shpallen në listën e debitorëve ata që kanë përfituar fonde jashtë kritereve ligjore .

Duhet menjëherë  pas kësaj të negociohet me DG Agrin që të merren masa për vazhdimin e projekteve të IPARD II dhe fillimin e IPARD III me një standart tjetër transparence dhe me një  administratë profesionale...

 

-Gjok Vuksani është Drejtuesi i Departametit të Bujqësisë pranë PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco