‘Non grata’ britanike/ Kikia: Vendime për të mënjanuar nga loja politikanë të caktuar

‘Non grata’ britanike/ Kikia: Vendime për të mënjanuar nga loja politikanë të caktuar

20:34, 18/07/2023
A+ Aa A-

Analisti Mentor Kikia është shprehur se shpallja ‘non grata’ e politikanëve të caktuar, është një skemë e fuqive të mëdha për t’i nxjerrë ata nga loja.

Komentet Kiki ai bëri në emisionin ‘Log’ në Panorama TV, ku komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe.

Ai tha gjithashtu se këta zyrtarë që marrin këto vendime, bëhen qesharakë kur shikon provat ku janë bazuar.

‘Kur shikojmë se mbi ç’dokumente apo fakte mbështeten, kupton se diplomacia vepron mbi të njëjtat mekanizma, që funksion edhe këtu, mbi deklarata politikanësh, artikuj mediash dhe jo në dokumente që kanë kaluar edhe në filtrin e drejtësisë. Këto dokumente përdoren për të krijuar bindjen politike të atyre që marrin këto vendime.

Në fund këto vendime kanë vetëm vlerë politike dhe aspak ligjore. Këto përdoren për të ndikuar në mënjanimin e këtyre politikanëve në mënyrën më demokratike, pasi fuqitë e mëdha kanë treguar se kur nuk kanë funksionuar këto metoda, ka pasur edhe metoda më agresive që në Shqipëri nuk kanë ndodhur.

Mua më duhet të mendoj se ashtu siç është vepruar është një lloj fyerje për ata që duan shtetin. Që të mendosh se një politikan është kriminel sepse është në mesin e asaj turme që ndodhej edhe një kriminel që qëllonte me gurë selinë e PD-së…

Të pretendosh që ky është argument dhe që diplomacia e një vendi kaq të madh të vendosë non grata një politikan të kësaj rëndësie, kur shikon argumentet thua prit njëherë, se nuk qenka kaq serioze situate. Lajmi për ne është sesa qesharak janë këta njerëz që bëjnë këto vendime të mëdha. Këta ambasadorë që ne i shikojmë si perëndi’, është shprehur Kikia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco