VIDEO/ Malltezi: Kokat e inceneratorëve janë Rama-Agaçi, kanë bërë kontrata për të vënë duart në kokë

18:58, 18/07/2023
A+ Aa A-

Eksperti i mjedisit Jamarbër Malltezi, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë kokat e inceneratorëve.

Maltezi u shpreh se Rama dhe Agaçi, kanë krijuar klauzola në kontratat e nënshkruara, që të bëjnë të vendosësh duart në kokë.

‘Kokat e inceneratorëve janë Edi Rama me Engëll Agaçin. Ata kanë bërë kontrata që nuk qëndrojnë, kanë futur klauzola në kontratë që të bëjnë të vesh duart në kokë.

Nga ana tjetër kush duhet ta bënte ekstradimin e Gugalljas, duhet ta bënte Alba Thoma. Por Alba Thoma është drejtoresha e ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë, dhe është e njëjat që bisedonte me Klodian Zoton dhe i thoshte se çfarë kriteresh do ti, më jep argumente të ja çoj atij.

Zoto ulej vetë në kompjuter dhe shkruante se cilat duhet të ishin argumentet e ministrisë së Mjedisit, si duhej të ishte përgjigja e Bashkisë dhe ministrisë së Financave.

Gjithë zinxhiri i zyrtarëve ishte në shërbim të këtyre inceneratorëve.

Çdo kontratë që ti vërteton se ka pasur korrupsion brenda është në ajër, e rreme. Mjafton të tregosh në arbitrazh vetëm klauzolën që pavarësisht se nuk plotëson ti detyrimet që merr paratë shqiptarë, dhe prap kontrata quhet e vlefshme, dhe ti vazhdon e merr paratë edhe pse ti këto para nuk i investon, siç janë dëshmuar se nuk janë investuar fare. Nuk ke as hapje themelesh, ndërkohë që sipas kontratës do të duhet të ishte brenda 6 vitesh. Duhej të ishin investuar deri në 80 mln euro.

Sipas kontratës janë 6 vepra që duheshin bërë, përveç inceneratorit duhej të ishte bërë impiani i ujërave të ndotura që vijnë nga kalbëzimet dhe ujërat e ndotura derdhen në Erzen dhe ndotin mjedisin. Nuk është bërë asgjë prej tyre, edhe pse paratë jepen’, tha Jamarbër Malltezi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco