Huqi del me shpirtin/ Lulzim Basha ia kalon edhe Veliajt si mashtrues, e paditi për shpifje për vilat dhe u tërhoq sërish

Huqi del me shpirtin/ Lulzim Basha ia kalon edhe Veliajt si mashtrues, e paditi për shpifje për vilat dhe u tërhoq sërish

18:37, 18/07/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha është i mirënjohur si gënjeshtar kronik. Të gjithë politikanët në Shqipëri gënjejnë, por Basha e ka aq shumë të theksuar këtë veti sa ka bërë të harrohen të tjerët.

Këto ditë Basha po sorollatët nëpër disa qytete, në kuadër të farsës për të mbajtur peng simbolet e Partisë Demokratike në shërbim të tutorit të tij, Edi Rama, dhe u lëshon premtime 10-15 vetave që takon.

Këto pasdite vere të gjitha mediat pro pushtetit mbushin faqet e tyre me një lajm, “Lulzim Basha premton hetimin e pasurisë së politikanëve”. Pra mediat pro pushtetit bëjnë tellallin e një njeriu që nuk e njeh koherencën dhe të vërtetën.

Harrojnë mediat apo janë të porositura?

O njëra, o tjetra është, sepse përndryshe ky “premtim” i Lulit duhet të shoqërohet me koherencën që ka Basha dhe se si është sjellë në praktikë fiks për këtë që thotë këto ditë.

Në tëtor të vitit 2020 Lulzim Basha përgatiti një padi ndaj Erion Veliaj ku kërkonte dënimin e tij për shpifje dhe prishje imazhi.

Erion Veliaj e akuzoi Lulzim Bashën se u bë me 4 shtëpi të reja, gjatë periudhës së tërmetit dhe pandemisë, si dhe përfitoi nga fatkeqësia e gjithashtu kishte ndërtuar kate pa leje në pallatin ku jetonte. Veliaj nënkuptonte se Basha këto i ka bërë duke u vënë gjoba bizneseve, në cilësinë e kreut të opozitës.

Po çfarë ndodhi me gjyqin? A u kujdes Basha që imazhi i tij të mos përbaltej nga Erion Veliaj?

Nuk ndodhi asgjë. Seancat e para bënë kombinime të kordinuara, njëherë mungonte njëri në gjyq njëherë tjetri.

Më pas, kur gjykatës i duhej të merrte një vendim, Lulzim Basha u tërhoq nga padia duke mos u paraqitur në gjyq dhe duke mos dërguar as avokatët e tij në seancë për mbrojtje.

Praktikisht kjo tërheqje ka vetëm një shpjegim.

Erion Veliaj që njihet si një nga shpifësit më të mëdhenj në politikën shqiptare, në këtë rast nuk paska shpifur.

Dhë këtë e konfirmon vetë Basha që e padit për shpifje dhe më pas tërhiqet nga padia.

Ky njeri, qe siç u përmend, ka tejkaluar edhe mashtruesin më të madh në politikën tonë, Veliajn, del dhe broçkullit nëpër media se kërkon hetim të pasurisë së politikanëve dhe kësaj broçkulle i bëjnë jehonë mediat e pushtetit çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco