Gabimet e qeverisë, fatura e gjykatave ndërkombëtare arrin në 214 milionë euro

Gabimet e qeverisë, fatura e gjykatave ndërkombëtare arrin në 214 milionë euro

07:17, 18/07/2023
A+ Aa A-

Fatura e Gjykatave Ndërkombëtare në buxhetin e shtetit po rritet vit pas viti si rrjedhojë e gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare në marrëdhëniet financiare kontraktuale me kompani dhe individë.

Ministria e Financave raportoi se deri në fund të qershorit 2023 fatura totale që duhet paguara nga buxheti në qershor 2023 arriti në 214.4 milionë euro, nga cilat 21.7 milionë euro janë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut dhe kryesisht janë në favor të ish pronarëve dhe 192.7 milionë euro të tjera rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Arbitrazhit që janë investitorë që kishin kontrata me qeverinë.

Siç shihet nga tabelat e mëposhtme që ka publikuar Ministria e Financave, nga totali i 192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shumë më e lartë është ajo për çështjen Becchetti.

Qeveria shqiptare ka pranuar si detyrim gjyqin e fituar nga Becchetti me çështjen “Hydro dhe te tjerët kundër Shqipërisë” me një vlerë 108 milionë euro, por Financat e kanë raportuar si detyrim por nuk e kanë faturuar. Kompania nga ana tjetër prej vitesh po aplikon instrumentin e sekuestros mbi llogaritë e qeverisë shqiptare jashtë vendit. Krahas detyrimit janë dhe 5.1 milionë euro kosto ligjore për këtë arbitrazh.

Detyrimi i dytë më i lartë është ai i kompanisë greke të rrugëve Copri Actor ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), me 42.9 milionë euro.

Detyrimi i tretë më i lartë i njohur është ai i GBC OIl Company ndaj Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, AKBN dhe Albpetrol, me 13.4 milionë euro. Këto të tre institucione institucione kanë dhe kosto ligjore prej gati 8 milionë eurosh për procedurat e përfaqësimit për dy çështje.

Në total, vetëm kostot ligjore për mbrojtjen e çështjeve të ndryshme në Arbitrazh kanë arritur në rreth 26 milionë euro.

Ministria e Financave vuri në dukje se, vendimet e Arbitrazhit kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke pasur parasysh efektet e qenësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Sipas Ministrisë së Financave, në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet përkatëse. Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet ‘shteti shqiptar’ apo ‘qeveria shqiptare’, këto vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

“MFE, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje, ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e procesit të shlyerjes financiare të përfituesve. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit” theksoi Ministria e Financave./MONITOR

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco