Shpallja “non grata” e Berishës nga Britania, Kikia: Këta zyrtarë që marrin këto vendime, bëhen qesharakë kur shikon provat ku janë bazuar

Shpallja “non grata” e Berishës nga Britania, Kikia: Këta zyrtarë që marrin këto vendime, bëhen qesharakë kur shikon provat ku janë bazuar

22:38, 17/07/2023
A+ Aa A-

Komentet Kikia bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku komentoi shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe.

Ai tha gjithashtu se këta zyrtarë që marrin këto vendime, bëhen qesharakë kur shikon provat ku janë bazuar.

“Kur shikojmë se mbi ç’dokumenta apo fakte mbështeten, kupton se diplomacia vepron mbi të njëjtat mekanizma, që funksion edhe këtu, mbi deklarata politikanësh, artikuj mediash dhe jo në dokumenta që kanë kaluar edhe në filtrin e drejtësisë. Këto dokumenta përdoren për të krijuar bindjen politike të atyre që marrin këto vendime.

Në fund këto vendime kanë vetëm vlerë politike dhe aspak ligjore. Këto përdoren për të ndikuar në mënjanimin e këtyre politikanëve në mënyrën më demokratike, pasi fuqitë e mëdha kanë treguar se kur nuk kanë funskionuar këto metoda, ka pasur edhe metoda më agresive që në Shqipëri nuk kanë ndodhur.

Mua më duhet të mendoj se ashtu siç është vepruar është një lloj fyerje për ata që duan shtetin. Që të mendosh se një politikan është kriminel sepse është në mesin e asaj turme që ndodhej edhe një kriminel që qëllonte me gurë selinë e PD-së…

Të pretendosh që ky është argument dhe që diplomacia e një vendi kaq të madh të vendosë non grata një politikan të kësaj rëndësie, kur shikon argumentat thua prit njëherë, se nuk qenka kaq serioze situate. Lajmi për ne është sesa qesharak janë këta njerëz që bëjnë këto vendime të mëdha. Këta ambasadorë që ne i shikojmë si perëndi”, është shprehur Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco