SYRI TV/ Berisha publikon dosjen e 'Home Office': Padi për shpifje ndaj Alastair King Smith

16:42, 17/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar prova e dokumente se sanksionimi i tij nga Britania e Madhe është e bazuar mbi trillime. Akuzat janë bazuar mbi artikuj të mediave të financuara nga Xhorxh Soros e deklarata nga Edi Rama, Erion Veliaj e Lulzim Basha. Mungesa e provave dhe gabimi për sanksionimin është konstatuar edhe nga vetë Home Office, ndërsa tashmë përballja ka nisur në drejtësinë Britanike.

SYRI TV

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi një raport me prova e dokumente, që faktojnë se shpallja e tij non grata në Mbretërinë e  Bashkuar ëhstë bazuar mbi trillime. Fillimisht, Berisha tregoi se pasi mori dosjen nga qeveria Britanike, ka ngritur padi për shpifje ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King Smith dhe një titullari të Home Office në Angli.

Më pas, Berisha tregoi se dosja e tij është ndërtuar mbi baza shpifjesh dhe trillimesh, të serviruara nga tre burime, përfshirë kundërshtarët politikë, media të financuara nga fondacioni Soros apo dhe vetë raporte të fondacionit Soros.

Për akuzat e lidhjeve me persona me precedent kriminal, Berisha u shpreh se edhe vetë Home Office ka konstatuar se nuk ka prova por jatë të bazuara mbi trillime e deklarata të Lulzim Bashës.

Aktiviteti në Shqipëri i Damir Fazlliç është një tjetër pikë për të cilën Berisha ështët sanksionuar, por edhe në këtë rast nga autoritetet britanike është pranuar se ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar madje edhe pas hetimeve të kryera në Shqipëri nuk u gjet asnjë shkelje, e Fazlliç vijoj me biznesin edhe më shumë gjatë qeverisës së Edi Ramës.

Pikërisht mediat e financuara nga Xhorxh Soros nisën edhe një fushatë për të sulmuar fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke akuzuar vazjën e kryedemokratit, Argita Berisha se luante rolin e ndërmjetësueses për bizneset e huaja. Por edhe për këtë rast, Home Office ka konfirmuar se artikulli ishte i pabazuar në prova, madje është keqpërdorur për sulmin dokumente të një zyre tjetër konsulence.

Një tjetër rast, ku është bazuar non grata, janë dhe firmat piramidale të vitit 1996-97. Për këto, Berisha u shpreh se jo vetëm që nuk i ka mbështetur, por ka dalë kundër, ndërsa kostoja që mori prej tyre ishte rrëzimi nga pushteti.

Sipas Berishës, për Home Office ka pasur edhe një tjetër keqinformim, pasi për sanksionimin e tij janë përdorur raporte ndërkombëtare që denoncojnë korrupsionin gjatë qeverisjës së Edi Ramës.

Për këtë rast, Berisha solli në kujtesë disa episode ku parlamenti britanik vlerësonte qeverinë e drejtuar prej tij në vitet 2005-2013, ku suksesi ndaj krimit dhe korrupsionit, solli integrimin e Shqipërisë në NATO apo dhe liberalizimin e vizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco