Bislimi përgënjeshtron mediat e Ramës: Lajmi për takimin, i pavërtetë

Bislimi përgënjeshtron mediat e Ramës: Lajmi për takimin, i pavërtetë

11:22, 17/07/2023
A+ Aa A-

Këshilltari për mediat i zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë nuk ka qenë e planifikuar.

Ai ka përgënjeshtruar mediat në Shqipëri që raportuan se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë.

Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij.

Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

Sot në Tiranë do të mbahet një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. Mirëpo as ky takim nuk pritet t’i bëjë bashkë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti , marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.

Dje pati raportime se në takimin joformal të së hënës në kryeqendrën e Shqipërisë, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Por mediat pranë qeverisë shqiptare raportuan se ai nuk do pranohet në takim. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me postë të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco