Vendimi për studentët e mjekësisë, Vasili: Po shkelen të drejtat e njeriut/ Kanabisi: Ne jemi Kolumbia e…

17:00, 16/07/2023
A+ Aa A-

 Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke folur në një intervistë në Syri Tv ka komentuar vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë.

Sipas Vasilit kjo parti që është në pushtet sot në Shqipëri është më e zezë se Partia e Punës së Shqipërisë.

Sipas tij po kërcënohen dhe shkelen të drejtat njerëzore.

“Shteti vjedh, nuk jep paga dinjitoze”, tha Vasili.
 
Ndërkohë duke komentuar legalizimin e kanabisit Petrit Vasili tha, se sundimi i munguar i ligjit dhe korrupsioni mbajnë në këmbë trafikun e drogës. “Jemi pagëzuar Kolumbia e Evropës, pra nuk kemi kontroll mbi territorin”,  tha Vasili duke cituar raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Këto ai i përmendi për të shpjeguar kundërshtinë e tij dhe të opozitës për këtë projektligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco