SYRI TV/ Lushnjë, Zhama pa ujë në këto temperatura të larta, banorët: Vjen vetëm 1 orë dhe i ndotur

SYRI TV/ Lushnjë, Zhama pa ujë në këto temperatura të larta, banorët: Vjen vetëm 1 orë dhe i ndotur

12:56, 15/07/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës po i përballojnë temperaturat e  larta pa ujë të mjaftueshëm. Ata thonë se uji në çezma u shkon vetëm 1 orë në ditë dhe është i papijshëm për shkak se ndotet nga tubacioni i çarë. Banoret shprehen se bashkia e Lushnjës është në dijeni të problemit të tyre, por nuk ka marrë asnjë masë.

Nga SYRI TV

3000 banorë të fshatit Zhamë Sektor në Lushnjë prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, në një kohë që termometri shënon rreth 38 grade Celcius. Sipas banorëve të fshatit, uji vjen vetëm 1 orë në ditë dhe është i papijshëm, pasi tubacioni është i amortizuar.

Banoret thonë se janë ankuar në bashkinë e Lushnjës, por ky institucion nuk iu ka dhënë zgjidhje. Ata kërkojnë që tubacioni i ujit të lidhet me depozitën e Çermës që e kanë afër dhe vetëm kështu mund të zgjidhet problemi për ujin.

Përveç këtyre problemeve, banorët shprehen se në këtë fshat problematike janë edhe mbetjet të cilat sipas tyre nuk hiqen për periudha të gjata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco