SYRI TV/ Inceneratorët, Berisha: Ndërmarrja është e Edi Ramës, do largohet me protesta

15:59, 14/07/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se “koka e mbretit” në aferën e inceneratorëve është Edi Rama dhe jo ish ministri Arben Ahmetaj. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryedemokrati u shpreh se është e domosdoshme që opozita ti drejtohet shqiptarëve për këtë çështje e të kërkojë largimin e saj me protesta. Referuar provave të SPAK, Berisha theksoi se me djegësin e Tiranës, kreut të aferës Rama-Agaçi i shtohet Erion Veliaj ndërsa në Elbasan, Rama me Gjiknurin po vjedhin energjinë e djegësit.

SYRI TV

Kreytari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se është ai si kryeministër I vendit që  qëndron në   kreu të aferës së incenratorëve dhe jo ish ministri Arben Ahmetaj. Në konferncën e përjavfshme me gazetarët, Berisha u shpreh se për këtë skemë korruptive opozita do të kërkojë largimin e qeverisë Rama me anë të protestave, ndërsa shtoi se mënyra se si po vepron SPAK është e orkestruar me qëllim që nga kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit qindra milionë euro të shpëtojë Edi Rama.

Për inceneratorin e Tiranës, Sali Berisha denoncoi faktin se dyshes Rama – Agaçi që janë ideatorët e vjedhjes së paravë të qytetarëve iu bashkohet edhe kryebashkiaku Veliaj pasi ka marrë vendim pa mbledhur Këshillin Bashkiak.

Sa i takon inceneratorit të Elbasanit, lideri i opozitës u shpreh se Rama dhe Gjiknuri vijojnë të vjedhin me anë të kontratave korruptive që kanë firmosur për shitjen e energjisë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë Lulzim Basha i lidhur me inceneratorët, Berisha u shpreh se në një periudhë, kur PD drejtohej nga Basha, kishte hezitim në publikimin e fakteve për këtë aferë, por nuk ka të dhëna për lidhje të mafies së inceneratorëve me figura të opozitës.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco