Balliu: Pa arrestimin e Ramës dhe Veliajt, pagesat s’do të ndalen dhe shqiptarët do vijojnë të varfërohen

Balliu: Pa arrestimin e Ramës dhe Veliajt, pagesat s’do të ndalen dhe shqiptarët do vijojnë të varfërohen

14:25, 14/07/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit të PD-së Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit për aferën skandaloze të inceneratorëve, ku ditën e sotme i është hapur rruga nga Parlamenti arrestimit të ish-zv.kryeminsitrit Arben Ahmetaj.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu ka theksuar se pa arrestimin e Ramës dhe Veliajt pagesat nuk do të ndalen dhe shqiptarët do të vazhdojnë të varfërohen.

Postimi i plotë:

Boll lojrave me varfërine e shqiptarve.Arrestoni arkitektët dhe pronarët e inceneratorve jo ushtarët.

Arkitektët dhe drejtuesit e inceneratorve janë Rama dhe Veliaj.

Fakti që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët, vërteton se arrestimet e deritanishme janë boshe dhe te pavlera.

Pa ndalimin e Ramës dhe Veliajt pagesat nuk do të ndalen dhe shqiptarët do vazhdojnë të varfërohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco