Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Shantazhet ndaj qytetarëve të Rrogozhinës'/ PD: Çdo kërcënim do marrë përgjigjen që meriton

'Shantazhet ndaj qytetarëve të Rrogozhinës'/ PD: Çdo kërcënim do marrë përgjigjen që meriton

14:17, 14/07/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka denoncuar shantazhet e mazhorancës socialiste ndaj qytetarëve të Rrogozhinës në kuadër të përsëritjes së zgjedhjeve lokale.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Noka paralajmëroi socialistët se çdo kërcënim dhe veprim antiligjor do të marrë përgjigjen e meituar.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA

Partia Demokratike denoncon sot publikisht shantazhet dhe kërcënimet që u bëhen, në emër të shtetit, qytetarëve të Rrogozhinës. Kjo vetëm për faktin se ata nuk kanë mbështetur dhe refuzojnë të mbështesin kandidatin e Erion Veliajt në Rrogozhinë.

Lali Inceneratori, në panik nga refuzimi që Rrogozhina i bëri kandidatit të Rilindjes më 14 Maj, ka lëshuar një tufë kamikazësh dhe mercenarësh për të terrorizuar qytetarët e Rrogozhinës, të cilët janë të vendosur të mos e pranojnë ofertën e Ramës dhe Veliajt.

Një nga mercenarët e keqpërdorur është Alban Zavalani, drejtori i AKU-së së Tiranës. Ai është lëshuar si kriminel dhe gjobit bizneset që nuk pranojnë të shndërrohen në patronazhistë të PS. Kërcënimet me faliment, shantazhimet me asgjësim ekonomik dhe gjoba për hesap të PS dhe marrjes së Rrogozhinës me shantazhe, jo me ofertë dhe as kandidat.

Ky kamikaz politik, me materialet që disponojmë, do ketë punë shpejt me gjykatat dhe do jetë në listën e kriminelëve elektoralë të opozitës. Ai dhe mercenarët e tjerë të lëshuar për të kërcënuar nga Lali Inceneratori i Tiranës të harrojnë se mund të futen nën sqetullen e Veliajt, pasi vete ai është në hall të madh se e presin në SPAK.

PD i bën thirrje punonjësve të shtetit dhe drejtorëve të tyre të mos bëhen mish për top për kalin e ngordhur të pushtetit të Rames dhe Veliajt.

I bëjmë thirrje kryepolicit Rrumbullaku të mbajë vartësit nën uniforme dhe të mos i lejojë të dalin në fushatë me spaletat e PS.

Rama, kur lëshoi ‘Tigrin’, ju të tjereve nuk iu llogarit.

Ndalini kontrollet dhe bastisjet e paligjshme me ushqimorë dhe policorë, sepse çdo kërcënim dhe veprim antiligjor do marre përgjigjen që meriton.

Rrogozhina ju ka refuzuar e do ju refuzojë. Modeli Rraja ka marrë fund në Kruje e gjithkund.

Shkëlqim Hoxha fitoi me 14 maj dhe do të fitojë sërish!  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco