Tre mesazhet e Arben Ahmetajt për ‘mbretin’ e së keqes

Tre mesazhet e Arben Ahmetajt për ‘mbretin’ e së keqes

14:08, 14/07/2023
A+ Aa A-

Mbreti e mori mesazhin, o koka jote, o rënie e konrolluar, me kompromis të përbashkët.

Ky ka qenë mesazhi i qartë i ish-zëvendësit të mbretit (Edi Ramës) ditën që Parlamenti vendosi t’i hapë rrugë arrestimit të tij. 

Mbreti nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë në Parlament, ka dalë nga salla me bisht ndër shalë, por nuk është i qetë. 

Dhe për këtë ka vendosur që sot pasdite të dalë publikisht t’u hedhë sirin shqiptarëve nëpërmjet komunikimit virtual dhe t’i çojë mesazhe Arben Ahmetajt, i cili siç përflitet ka ndërprerë komunikimin me të. 

Çfarë do të bëje mbreti? Do pranojë akuzat apo do kërcënojë me zgjedhje të parakohëshme, gjë të cilën bodigardët e tij mediatikë ka ditë që po e përflasin nëpër media.

Arben Ahmetaj, përveçse ka treguar qartë se Rama, Veliaj etj janë të zhytur në aferën e inceneratorëve, ka lënë tre mesazhe të qarta që publiku duhet t’u kushtojë vëmendje të posaçme: 

“E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” (së bashku me ata që më duan të vdekur, siç tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje,” ka thënë ai në letër. 

Mesazhi i parë- Edi Rama dhe mercenarët e tij e kanë nënshtruar dhe kthyer Partinë Socialiste në një strukturë me kupolë drejtuese mafioze. Ku flitet për “ekzekutime”, mbyllje goje dhe heshtje me kode mafioze. 

Mesazhi i dytë- Arben Ahmetaj është duarjashtë nga inceneratorët. Autori është një dhe vetëm një, Edi Rama. 

“Për ju qe i lexoni si kureshtarë (nëse i lexoni), hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratorët, se unë për shkak të pozicioneve s’kam pasur tagër të përfshihem ne procedurat e tenderimit. Është hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban”. 

Mesazhi i tretë që la Arben Ahmetaj- Reforma në drejtësi ka dështuar sepse është tërësisht nën kontrollin e një njeriu të vetëm, që quhet Edi Rama. 

Këto janë mesazhet kryesore që Ahmetaj ka lënë për shqiptarët.

Ahmetaj sot është pa imunitet. Ligjërisht ai është person i arrestueshëm në çdo moment. Por, a do të shpallet Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar? A do ta çojë Edi Rama emrin e tij në interpol, pasi siç kanë deklaruar avokatët e tij, Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, apo do ky do të jetë kompromisi që Rama do i ofrojë sot publikisht atij?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco