Berisha: Bardhin e duartrokita me zemër! Kishte një periudhë që kjo seli nuk denonconte djegësat

Berisha: Bardhin e duartrokita me zemër! Kishte një periudhë që kjo seli nuk denonconte djegësat

13:34, 14/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot për mediat faktin që duartrokiti fjalimin e Gazment Bardhit.

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos.

Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër.

Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së,” tha Berisha.

I pyetur se a është i lidhur Basha me inceneratorët, Berisha tha se kishte një periudhë që kjo seli nuk denonconte djegësat

“Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat. Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia.

Kjo periudhë ka zgjatur. Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin.

Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë. Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco