Studentët e Mjekësisë: Ja pse e kundërshtojmë pr/ligjin, anulojeni ose bojkotojmë vitin akademik

Studentët e Mjekësisë: Ja pse e kundërshtojmë pr/ligjin, anulojeni ose bojkotojmë vitin akademik

13:18, 14/07/2023
A+ Aa A-

Studenti i vitit V të Mjekësisë, Eliot Sulçe, që prezantoi sot kundërshtitë e studentëve për projektligjin që ka përgatitur qeveria për ta, për mbajtjen me detyrim pas diplomimit për 5 vjet shërbim në Shqipëri, i paralajmëroi deputetët e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe të Shëndetësisë se  “që tani se do të ndjekim çdo hap dhe do të përdorim çdo mjet ligjor që na lejon Kushtetuta e Shqipërisë për ta kundërshtuar këtë ligj, duke nisur që nga bojkoti me fillimin e vitit të ri akademik deri te dërgimi i ligjit në Gjykatën Kushtetuese." 

"Do t’ju kërkoja që të mos ta çoni situatën në Fakultetin e  Mjekësisë ku studentët do të duhet të bojkotojnë të gjithë vitin akademik. Na e kurseni këtë dramë, - tha ai. -  Zgjedhja pikërisht në këtë periudhë e kalimit të ligjit më duket shumë cinike dhe dashakeqëse sepse jemi në sezon provimesh. Ju nuk po na lini sot të formohemi sot për këto lëndë. Do t’ju kërkoja që të mos kalojmë në këtë pikë dhe ta anullojmë që në këtë fazë ku jemi.

Kjo nuk bëhet vetëm për ne, por duhet menduar për të gjithë brezat dhe gjithë profesionet e tjera ku ka rrjedhje. Nëse jeni të informuar vetëm nga maturantët e këtij viti, 1/3 kishin aplikuar për të ikur jashtë vendit. Nga 30 mijë maturantë, dhjetë mijë prej tyre kanë vendosur që të largohen dhe kjo është pasojë e këtyre politikaneve që ju po propozoni. Mendoni për zgjidhje efiçente që i stimulojnë studentët, jo i që detyrojnë.

Çfarë ne kundërshtojmë në këtë ligj?

Së pari, është në kundërshtim të KushtetUtës, për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. pra, në këtë rast, vetëm për ushtruar funksionin e ministreve përkatëse ju nuk mund të cenoni integritetin e studentëve të Mjekësisë por edhe të mjekëve të rinj. Vetëm për të siguruar një të mirë publike, ndërkohë që nuk keni shpallur Gjendjen e Emergjencës, dhe në këtë pikë ju po kërkoni cenimin e lirive, privimin e studentëve të mjekësisë nga studimet falas apo me kosto të përballueshme. Pra, ose punoni 5 vite me detyrim, ose paguani një tarifë që është e papagueshme për familjet mesatare shqiptare. Pra, Mjekësia nuk mund të jetë një degë vetëm për elitën, për atë pjesë që ka mundësi ta përballojë këtë tarifë absurde dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj një transparencë për këtë kosto, si është llogaritur.

Pika 2: Projektligji është në shkelje të ligjit për diskrimimin. Në periudhën e pandemisë ju thatë se situata është e mbuluar, kurse tani se ka nevojë për mjekë!!! Duam të dimë një numër konkret sa janë vakancat në këto qendra shëndetësore për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë. .../Ndiqni vazhdimin e argumenteve të studentëve në video/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco