Studentët e Mjekësisë në Komision kërkojnë të dinë: Pse Qeveria na e fshehu pr/ligjin?!

Studentët e Mjekësisë në Komision kërkojnë të dinë: Pse Qeveria na e fshehu pr/ligjin?!

13:12, 14/07/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë kanë prezantuar sot para Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, të gjitha argumentet e tyre pse e kundërshtojnë projektligjin e paraqitur nga qeveria që i detyron ata të qëndrojnë 5 vjet ën Shqipëri në përfundim të studimeve ose ndryshe të paguajnë një tarifë të shtrenjtë.

Komisioni i Punës i drejtuar nga znj. Zheni Gjergji, e nisi seancën dëgjimore publike, lidhur me projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të artë, me kërkesën dhe insistimin e deputetëve të opozitës,

Të ftuar ishin studentët e Mjekësisë së Universitetit të Tiranës: Mikel Seferi; Zina Veleshnja; Trevol Xhixha; Dea Guri dhe Eliot Sulçe që me qartësi renditën të gjitha kundërshtitë e tyre për këtë padrejtësi dhe diskriminim që po u bëhej.

Nga Ministria e Arsimit në seancë merrnin pjesë Zv.ministrja Albana Tole dhe Zamira Gjini,  Drejtore e Përgjithshme për Zhvillimin dhe Sportit.

Dea Guri, studentja e vitit V në Mjekësinë e Përgjithshme shpjegoi e para “ne vijmë këtu në zërin e studentëve dhe dua ta filloj duke treguar se si ndodhi e gjithë situata dhe pse jemi këtu.

Studentët e Mjekësisë, vitet IV dhe V, thirren në një takim me Rektorin dhe me Ministrinë e Arsimit. Në atë takim propozohet një kontratë ku studentët do të punonin tre vjet me detyrim ose do të paguanin koston reale të shtetit. Për këtë nuk kishte asnjë lloj transparente. Studentët e kundërshtuan por nuk kishte as pamje, as transparencë nga kjo konferencë e organizuar.

Për punë ditësh, u organizua një takim i dytë. Në këtë takim u ftuan studentët nga viti I deri në III dhe po ashtu u paraqit i njëjti propozim dhe u kundërshtua në masë nga studentët e Mjekësisë me argumente nga të më ndryshmit, për problemet që ne kemi dhe sigurisht duke i mëshuar faktit që ky projektligj ishte në kundërshtim me Kushtetutën, cenonte lirinë e zgjedhjes, të drejtat e individit dhe lëvizjen e lirë.

Studentëve po ashtu nuk iu paraqit në asnjë moment, një draft i këtij projektligji. Ne kishim bërë kërkesë zyrtare, nuk kishte përgjigje dhe e vetmja përgjigje që ne morëm vetëm me fjalë ishte se nuk ka akoma një draft të shkruar dhe jemi në kuadër propozimesh...

Pas disa ditësh, studentët organizohen me njeri-tjetrin dhe sigurisht, përveç kërkesave, kemi organizuar dhe protesta.

Përveç kësaj, në datë 5 korrik ne përballemi me një vendim qeverie që na thuhet se tani nuk do të kemi më tre vite punë të detyruar dhe në të kundërt të paguash tarifën dhe koston reale të shtetit, por për ata që hyjnë në Mjekësi kanë për detyrë 5 vite punë të detyruar ndërsa për studentët që janë në mes të viteve të studimit, do punojnë sipas viteve, 3 apo 2 vite punë të detyruar.

Ajo që ne na shqetëson është: Pse po bëhet kjo me studentët e Mjekësisë? Pse kjo procedurë e përshpejtuar? Pse kjo mungesë transparence?” tha Guri./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco