Një ‘trafikant’ si biznesmen i Ramës në media

Një ‘trafikant’ si biznesmen i Ramës në media

11:18, 13/07/2023
A+ Aa A-

Intervista e dhënë në një televizion ku nuk jepen lajme për Olsi Ramën e Amand Jusufin, prej ditësh thirren si biznesmen apo gazetare, trafikant dhe gjobvënës për të analizuar qeverisjen e Sali Berishës e për të treguar se sa lider botëror është Edi Rama.

I fundit ishte Gjergj Luca, i cili në eksitim e sipër tregoi se sa meritë ka Rama në rilindjen e anëtarit të “shoqatës së k*rave’ siç e thotë ai vetë.   

Më poshtë kemi postimin e një ish-doganieri që tregon për “peshkun” e Lucës që vinte nga porti i Selanikut i mbushur në anijet libaneze.

Postimi i plotë:

Monstrat!

‘Shokon’ duke mashtruar monstra Gjergj Luca :

Në kohën e Saliut thotë, përfundova duke luajtur domino në Shëngjin…

Nuk ke faj o Gjergji Luca, joooo.

Makinat frigorifer të firmës Luca jo që nuk pengoheshin, por ato kalonin si makina diplomatike në doganë.

Asnjëherë nuk të bëmë kontroll të përgjithshëm në doganë, (por vetëm vizual) as ne doganierët dhe as nuk të doli, a ndaloj për kontroll antidroga për “peshkun” që sillje çdo javë nga porti i Mikaniones Selanik (peshk që vinte me anije libaneze dhe shkarkohej në Mikaniona)

Firma Luca me një ‘Benz’ frigorifer, (1.5 ton) bënte çdo javë rrugën Lezhë-Selanik ku çonte peshk nga më i miri (ngarkuar në Shëngjin) për lokalet greke VIP në Selanik dhe në kthim ngarkonte në portin e Mikanionës ”peshk” që sillnin anijet libaneze…

Në Mikaniona kishe dhe punëtorë shqiptare që punonin atje në dispozicion të Lucës, për ngarkimin e makines frigorifer me ”peshk”…

Në fakt ke të drejtë, se ti rrije e luaje domino në Shëngjin, por ”peshku” dhe eurot nuk kishte llogaritar ti numëronte…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco