Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

DOKUMENTI/ Bardhi: 'Arrestimi i Ahmetajt' të futet në rendin e ditës

DOKUMENTI/ Bardhi: 'Arrestimi i Ahmetajt' të futet në rendin e ditës

09:20, 13/07/2023
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndryshojë rendin e ditës për seancën e sotme.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do tëa përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores”, thuhet në letër.

Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Mazhoranca dhe opozita në Këshill, ndonëse me raporte të ndryshme, ishin në një qëndrim të përbashkët sa i përket dhënies së autorizimit për kërkesën e SPAK.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco